Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 23:11

Fustani i tretë: Alketa Vejsiu shfaqet joshëse me fustan të kuq në 'Festivalin e Këngës'

Alketa Vejsiu po e mahnit publikun mbrëmjen e sotme duke i ndërruar vazhdimisht fustanet. Moderatorja u shfaq në fillim me një fustan të bardhë, të ngushtë që i tregonte linjat trupore. Më pas Alketa veshi një fustan rozë e dukej si Barbie. Ndërsa tani moderatorja u shfaq shumë joshëse me një fustan të kuq me të çarë anash dhe pak dekolte. Alketa ka treguar se në tre netët e festivalit do të ndërrojë 12 fustane dhe vetëm natën e parë ka ndërruar tre të tillë. Mbrëmjen e sotme kënduan disa nga artistët më të njohur shqiptarë të cilët prezantuan këngët e tyre ndërsa i ftuar special ishte Mahmood.