Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 22:10

Alketa ndërron fustanin dhe duket si një Barbie në 'Festivalin e Këngës'

Përpara disa ditësh, Alketa kishte njoftuar do të ndërrojë 12 fustane gjatë netëve të festivalit dhe kështu po ndodh. Moderatorja në pjesën e parë u shfaq e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë ndërsa tani e ka ndërruar me një tjetër. Alketa i ka mahnitur të gjithë me një fustan rozë dekolte dhe me fruda në pjesën e poshtme. Moderatorja duket si një Barbie dhe duhet thënë se kjo i ngjyrë i shkon shumë. Mbrëmjen e sotme në "Festivalin e Këngës" po performojnë disa nga artistët më të njohur shqiptar ndërsa i ftuar special është Mahmood.