Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 22:10

Fotoja e parë me vogëlushen: Vilma Masha bëhet nënë për herë të parë

Moderatorja e njohur shqiptare, Vilma Masha, është bërë nënë për herë të parë mëngjesin e ditës së sotme. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë moderatorja, para pak minutash, duke publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit.

Në foton në fjalë ajo shihet teksa mban shtrënguar dorën e vogëlushes. “Sot në mëngjes, zoti më bekoi me një ëngjëll të vogël. Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin”, shkruan Vilma krahas fotos.

Kujtojmë që moderatorja dha lajmin e shtatzënisë një vit pas dasmës dhe gjatë periudhës së ëmbël, ajo është treguar diskrete duke publikuar rrallë fotografi.