Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 21:09

Jonida Maliqi ndez skenën e ‘Festivalit të Këngës’ (Video)

Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve po mbahet nata e parë gjysmëfinale e edicionit 58 të "Festivalit të Këngës". Si fituese e edicionit të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ishte e para që performoi.

Jonida këndoi këngën ‘Ktheju Tokës’ me të cilën na prezantoi në Eurovizion. Ajo dhuroi një performancë të jashtëzakonshme dhe dhuroi shumë emocion në rradhët e publikut. Për këtë mbrëmje ajo kishte veshur një fustan të kuq, të gjatë dhe të hapur. Performancën e saj mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Performanca e Jonida Maliqit në Festivalin e Këngës @jonidamaliqi

A post shared by Xing.al (@xing.al) on