Moderatorja e njohur Bora Zemni ka bërë së fundmi një tatuazh shumë të veçantë që lidhet me nënën e saj. Ajo ka gdhendur në sup puthjen e saj për ta ndjerë kudo dhe gjithmonë me vete.

Bora ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku tregon tatuazhin, krahas së cilës shkruan: “Si vajzë e përkëdhelur isha kudo pas mamit, duhej të shkoja kudo me mamin edhe vendi im i preferuar ishte prehëri i mamit tim… kudo në dreka, darka, në shtëpi kur shihja televizion etj, duhej të rrija patjetër tek ajo… dhe vendi i saj i preferuar për të më puthur ishte supi im… dhe më thoni ka kujtim më të bukur për një fëmijë sesa puthjet e mamit??? Prandaj buzët e saj i bëra përjetë në trupin tim, tamam në vendin ku më ka puthur e më puth ajo gjithmonë (sepse i ulem akoma ndonjëherë në prehër) të dua ma!!!”
