Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 20:08

Një tjetër tërmet tronditi vendin, flet sizmiologu Rexhep Koçi

Një tërmet me magnitudë 4.7 tronditi vendin pasditen e sotme. Epiqendra ishte në Vorë, shumë pranë Tiranës. Lëkundjet shkaktuan panik te qytetarët, të cilët jane ende të tronditur që nga tërmeti i 26 nëntorit, ama sizmiologu i njohur Rexhep Koçi, ka treguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutinës që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka ndonjë vend për tu shqetësuar apo të ngjallur panik. Nuk quhet kryesor. Është në vijim të pasgoditjeve që kanë shoqëruar tërmetin e 26 nëntorit”- është shprehur Koçi për “News24”.