Mozzik dhe Loredana që pas ndarjes së tyre janë komentuar shumë në media. Ato vendosën ta vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e jetës së tyre, me Hanën si të vetmen pikë lidhëse. Pas ndarjes, dyshja u shpreh se gëzonin respekt për njëri-tjetrin dhe që nuk kishin hatërmbetje, por së fundmi gjërat mund të kenë ndryshuar.

Mozzik ka publikuar në Instastoryn e tij një shprehje e cila thotë : “Shumë mirë që njerëzit kanë me tregu fytyrën e vërtetë”. Ndonëse Mozzik është treguar diskret duke mos përmendur emra, kanë nisur aludimet se mund të jetë një dedikim për Loredanën. Ajo është përfolur për një lidhje me reperin gjerman Bonez, me të cilin është fotografuar disa herë dhe kjo mund të ketë ndikuar.



