Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 18:06

Pak para nisjes së ‘Festivalit të Këngës’, Ermali i bën urimin epik Elvanës

Këtë të enjte është nata e parë gjysmëfinale e “Festivalit të 58-të të RTSH-së”. Një ndër konkurrentet është këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata. Kënga e saj titullohet ‘Me tana’ dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Pak para nisjes së festivalit, Ermal Mamaqi e ka uruar kolegen dhe miken e tij, Elvanën, publikisht. Ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto ku shihet pranë saj, krahas së cilës shkruan: “Suksese sot motër. Mos harro të më përshëndesësh dhe në fund të interpretimit të thuash faleminderit që ekziston Ermal. ”Si gjithmonë në urimet e Ermalit, nuk kishin si të mungonin në fund disa nota humori.