Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 18:06

Fotoja më e ëmbël e ditës: Renis Gjoka na i kënaqi sytë me vogëlushen e tij në krahë

Këngëtari i njohur Renis Gjoka në muajin qershor të këtij viti u bë baba për herë të parë me një vajzë. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ai duke publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto ku shihej me vogëlushen në krahë.

Që nga momenti i ardhjes së saj në jetë, Renisi është treguar shumë diskret duke publikuar rrallë foto me të bijën. Një ndër këto të rralla herë është sot. Këngëtari ka postuar foton me të ëmbël të ditës, me vogëlushen e tij, e cila është veshur e gjitha me të bardha dhe ruan një fytyrë të buzëqeshur.