Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Jimmy Fallon, një nga emisionet më të ndjekur në Amerikë. Në një pjesë të madhe të bisedës, Dua foli për Kosovën dhe fëmijërinë e saj. Këngëtarja i mahniti të gjithë me pamjen, e veshur me një fustan të shkurtër që i tregonte linjat trupore.

Fillimisht Dua tregoi se njerëzit vazhdojnë ta kenë problem të shqiptojnë emrin e saj dhe i thërrasin "Dulla Pip". "Gjithë jetën time njerëzit e kanë pasur të vështirë ta shqiptojnë emrin tim. Duke qenë se kam lindur dhe jam rritur në Londër, nuk e vlerësoja shumë emrin tim, njerëzit e shqiptonin gabim. Dua do të thotë 'Love (dua)' në shqip. Unë doja një emër normal si Sara, Hana, Kloe", u shpreh Dua.
Jimmy Fallon: Ti e ke kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë në Kosovë apo jo?
Dua Lipa: Nga mosha 11 deri 15 vjeç kam jetuar në Kosovë.
Jimmy Fallon: Ka pasur koncerte atje? Kanë ardhur artistë në Kosovë?

Dua Lipa: Jo aq shumë sa do doja. Koncerti i parë ku kam shkuar ka qenë i Method Man and Redman. Isha 13 vjeç.
Jimmy Fallon: Vërtet? Ti shkove në koncertin e grupit ‘WuTang Clan’ kur ishe 13 vjeç? Prindërit e tu janë të paparë
Dua Lipa: Në Kosovë njerëzit dëgjojnë vetëm Hip hop. Koncerti i dytë ku kam shkuar ka qenë i 50 cent. Lexova librin, pashë filmin, mësova të gjithë fjalët. Shkova e përgatitur. Fanse e çmendur e 50 cent. Kur jetoja në Kosovë dëshiroja të shikoja disa nga artistët e mi të preferuar si Pink, Nelly Furtado, por askush nuk erdhi në Kosovë. Kështu që ne vendosëm të organizojmë Festivalin Sunny Hill. Miley Cyrus ishte e para me famë ndërkombëtarë që erdhi dhe performoi në Kosovë. Për mua ëndrra më e madhe u bë realitet. Pashë sa të lumtur ishin njerëzit kur Miley u ngjit në skenë. Ajo e dogji skenën, përfundoi Dua./Xing.al

