Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 17:05

Njihuni me kickboxerin që ngriti flamurin shqiptar në mes të Rusisë

Janis Fejzullai (Giannis Fezoulai) është një talent shqiptar në Kickbox, i cili po bën namin në Greqi. Ai ka lindur në Tiranë dhe ka një karrierë shumë të suksesshme, me 69 ndeshje, prej të cilave vetëm 4 të humbura.

Së fundmi ai është ndeshur në Rusi, kundra gjeorgjanit Jago Genedize dhe është shpallur fitues. Skuadra e tij shqiptare si dhe greke, e ka mbështetur në cdo moment ndërsa ai ka ngritur ngjyrat e Flamurit Kuq e Zi në mes të Rusisë duke na bërë të gjithëve krenarë.

Ndeshja e tij e rradhës është në Athinë kundra italianit Cherki Argoub, me datë 21-12-2019.

Burimi: "Korrieri.com'

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

���

A post shared by Giannis Manolas (@giannis_fezoulai) on