Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 17:05

Pas 9 vitesh, Ami rikthehet prezantuese në Portokalli?

Kanë kaluar plot 9 vite që kur Amarda Toskën e shihnim të prezantonte spektaklin e humorit, "Portokalli". Amarda prezantoi "Portokallinë" deri në vitin 2010 e më pas u zhvendos në Vizion Plus ku prezantoi "Dancing with the stars". Më vonë, Ami u shkëput nga ekrani për t'ju përkushtuar biznesit të saj. Mirëpo ditën e sotme, ajo i ka lënë të gjithë të dyshojnë se po rikthehet në ekran dhe pikërisht në "Portokalli". Ami ka postuar një video ku shfaqet në mbledhjen e stafit të spektaklit teksa përpara ka skenarin. "Portokalli, shtëpi e ëmbla shtëpi", shkruan Ami. Na mbetet të presim për të zbuluar nëse vërtet Ami do rikthehet.