Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 16:04

Me vlerë 7 milionë dollarë, digjet jahti super luksoz i këngëtarit të njohur

Këtë të enjte ‘Daily Mail’ ka raportuar se jahti i këngëtarit të njohur Marc Anthony, është përfshirë nga flakët. Jahti, i cili mban emrin Andiamo, ka pësuar dëmtime të mëdha por fatmirësisht nuk ka të plagosur. Anthony nuk ndodhej në jaht ndërsa ekuipazhi, që po bëhej gati të nisëj, është evakuar menjëherë nga autoritetet përkatëse.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur por sipas mediave të huaja fillimisht nga flakët është prekur pjesa e kuvertës. Andiamo është një jaht me një vlerë prej 7 milionë dollarësh.