Vite më parë moderatorja bukuroshe Sara Gjordeni ka qenë e lidhur me reperin Skivi, lidhje e cila përfundoi në ndarje. E ftuar në "Glamour Zone", Sara la të kuptohej se arsyeja e ndarjes ishte tradhëtia dhe preferoi të mos përmendte emra.

Ester Bylyku: Sa herë ke rënë në dashuri?
Sara Gjordeni: 2 herë, por herën e parë do të doja të mos kishte ndodhur sepse gjërat nuk u mbyllen aq mire.
Ester Bylyku: Përfundoi në sherr?
Sara Gjodreni: Jo nuk jam person që i kam qejf konfliktet dhe as të ndahem me konflikt. Ndonjëherë njerëzit nuk janë ashtu siç sillen.
Ester Bylyku: Përse? Të tradhëtoi apo e tradhëtove?
Sara Gjordeni: “Të gjithë tradhëtohemi njëherë në jetë, moj Ester, e marrim vesh nuk e marrim vesh, të jesh e bindur që tradhëtohemi. Por që nuk shkaktoi ndonjë dramë shumë të madhe".
Burimi: oranews


