Është zhvilluar sot protesta e dytë kundër "Paketës Anti-shpifje" të miratuar një ditë më parë në Kuvend. Një grup studentësh po protestojnë përpara godinës së Kryeministrisë, të shtrirë, me pranga dhe me shirita në gojë ku shkruhet gjobë.
Protestuesit kanë hedhur përtokë televizora të thyer dhe pranga. Një prej përfaqësuesve të të rinjve shprehet për "News 24" se me këtë ligj, Shqipëria i kthen kurrizin aspiratës për në BE.
Protesta është e organizuar nga “Rezistenca Rinore” dhe pjesëmarrësit në këtë protestë janë studentë të Universitetit të Tiranës.
