Bashkëshorti i këngëtares shumë të dashur për publikun, Aurela Gaçes, Skerdi feston ditëlindjen. Mbrëmë Aurela e ka surprizuar bashkëshortin duke e ftuar në skenë e duke i kënduar këngën e tyre "Shpirt i shpirtit tim". Këtë moment, Aurela e ka publikuar në Instagram dhe shkruan se nuk mundi pa e thënë në sy të të gjithë njerëzve sa shumë e do Skerdin. Në fund këngëtarja falenderon Zotin që rrugët e tyre u bashkuan.
"Hemmm. Kjo ndodhi te premten. Ishte ditelindja jote. Une u mata, nuk te urova ne rrjet ,ashtu sic mund te ndodhe zakonisht.
E dija qe do ta gjeja veten neper portale, edhe e mbajta per vete urimin. Pastaj erdhi nata une isha ne skene e nuk munda pa ta thene ne sy te te gjithe atyre njerezve qe vijne aty e me japin kaq shume dashuri. Ashtu me erdhi e te therrita ne skene .
Mendova, e pse te mos e shfaq pakez ate cfare ndjej per ty nepermjet kenges tone "Shpirt i Shpirtit tim" Fundja fundit ,ata njerez qe me duan, le ta njohin edhe kete pjese te jetes time.
Une e di qe Zoti na i bashkoi rruget. Nuk eshte rastesi asgje.
E falenderoj ATE perdite qe te solli ne jeten time. Kaq per sot se edhe nuk kemi shume qejf ti shfaqim ndjenjat kaq hapur", shkruan Aurela.
View this post on Instagram
