Olsi Bylyku dhe Lorenca Hasrama njihen jo vetëm për bashkëpunimet e tyre në muzikë, por edhe për miqësinë e tyre prej vitesh. Lorenci ishte i ftuar në emisionin "Glamour Zone", ku i bëri një lojë Olsit duke e marrë në telefon e duke e akuzuar se ka folur keq për të. Olsi i habitur nga ato që dëgjoi, e prish miqësinë me Lorencin.

Biseda mes Olsit dhe Lorencit:
Lorenci: Ej ça i ke ato muhabete mor burrë
Olsi: Muhabetet e kujt ore?
Lorenci: Ato muhabetet, ke shku ke thënë tek njerëzit: S'bën Lori, m'ka ngec Lori, m'u ka lut Lori
Olsi: Ke pi hashash ti ore?
Lorenci: Ça hashashi? Ti e di unë që s'pi hashash plak. Tani unë po të flas tamam, kam gjithë ditën që s'më ze vendi.
Olsi: Ç'është mo kjo s'të ze vendi! Kam fol unë thotë...Kush të tha? M'qafsh! Ça t'kam thënë se s'po marr vesh
Lorenci: Po palidhje tani, ke thënë që t'jam lutur për këngë
Olsi: Nuk po t'marr vesh fare plak
Lorenci: Po ja pra këtë që po të them unë më thanë
Olsi: Po mirë pra rrugët tona ndahen këtu
Lorenci ia plas të qeshurës: Ti e di që të dua shumë dhe jam në një emision./Xing.al



