Nga Shqipëria / E Enjte 19 Dhjetor 2019, 11:11

Vajza e 500 trëndafilave qenka e bija e Luan Kapajt, zjarrfikësit hero nga Vlora

Luan Kapaj është zjarrfikësi hero i cili ishte gati të sakrifikonte jetën e tij për të shpëtuar njerëzit nën rrënoja në tragjedinë e 26 nëntorit. Së fundmi është mësuar se Luan Kapaj është babai një prej vajzave më të njohura në showbiz, Nertila Kapajt. Nertila është modele, aktore dhe njihet si vajza e 500 trëndafilave. 

Nertila ka postuar në Instagram foto dhe video me të atin duke u shprehur krenare që është e bija e tij.

"Heroi i Heronjve… Krenare qe jam bija jote”, shkruan Nertila krah fotos me të atin. Ndërsa në një postim tjetër tregon se Luani është nderuar nga Bashkia e Vlorës me titullin “Mirënjohje e Qytetit”.