Së fundmi jeta private e Loredanës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas thashethemeve se ajo ka nisur një lidhje me reperin e njohur gjerman, Bonez MC. Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit e madje Loredana e shoqëroi reperin në një koncert të tij. Edhe mediat gjermane shkruajtën për një lidhje të mundshme mes tyre e pas këtyre lajmeve reperi ka vendosur të reagojë.

Bonez ka postuar një foto me Loredanën dhe shkruan: "Thashetheme, i dua". Loredana ka komentuar në këtë postim duke shkruar se edhe ajo i do gjithashtu thashethemet.

