Tre muaj më parë Big Mama përjetoi një humbje të madhe kur babai i saj i dashur u nda nga jeta. Këngëtarja i premtoi të atit se do vazhdojë përpara ashtu siç ai i kishte kërkuar. Vetëm tre muaj pas ndarjes nga jeta të të atit, Big Mama ka humbur edhe xhaxhain. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instastory.
“U prefsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari. Po neve na lat shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe ju bëftë mirë atje. Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë. Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojë kurrë. Gjithëmonë do të ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit”, ka shkruar në njoftimin e saj në Instagram Big Mamakrah fotos me xhaxhain e saj.
