Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Dhjetor 2019, 23:11

Habit Stresi: Kam shumë turp t’i flas një femre

Reperi i njohur Stresi ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Soiree” në Top Channel. Ai ka folur për Tropojën, qytetin e tij të lindjes, e mes të tjerash dhe për veten në përgjithësi. I pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se si ngacmon femrat ose si i afrohet një vajze nëse i pëlqen, Stresi i ka suprizuar të gjithë me përgjigjen.

Ai ka treguar se ka trup t’i flasë një femre dhe nuk është nga ata djem që ngacmojnë në lagje. “Në radhë të parë ne jemi shumë diskretë. Të paktën unë, kam shumë turp që t’i flas një femre në rrugë. Më vjen shumë zor dhe nuk jam nga ata djem që ta ngacmoj në lagje. Unë mendoj se secili nga ne ka atë flirtin e vetë shumë sekret. Nuk jemi nga ata që i ndalojnë njerëzit në rrugë. Për vete më vjen shumë zor dhe kam fituar shumë pikë dhe në lagjen time që unë jam si kryeplaku i lagjes. Se si unë e bëj për vete një femër është shumë e thjeshtë. Pikë së pari nis gjithmonë nga komplimentat”, është përgjigjur reperi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Stresi: Kam shumë turp që t’i flas një femre

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on