Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Dhjetor 2019, 16:04

Qeveria merr vendimin: Pensionistët nuk marrin shpërblim këtë vit

Vitin e kaluar qeveria miratoi vendimin për dhënien e shpërblimit për pensionistët me rastin e festave të fundvitit. Shpërblimi për çdo pensionist ishte 50 dollarë. Mirëpo këtë vit ky bonus iu është hequr.

‘Report Tv’ ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së të ardhurave, për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit, qeveria dhe Ministria e Financave kanë vendosur të mos bëjnë një akt normativ të dytë për rishikimin e buxhetit.