Vajza e Mozzikut dhe Loredanës, Hana mbush sot 1 vjeç. Me të mbërritur mesnata Loredana e uroi të bijën me një rrëfim shumë prekës ku tregonte se ka patur një vit të vështirë, por vogëlushja ia bëri të bukur (Lexo këtu). Po kaq prekës është edhe urimi i Mozzikut i cili i uron të bijës më të mirat e botës.

"Sa shpejt shkoi 1 vit. Urime vajza ime ditëlindjen tënde. Ti sot nuk më kupton në këtë urim sepse ende je e vogël… por kur do rritesh dashtë Zoti do e lexosh e do i kuptosh shumë gjëra! Të uroj gjithë të mirat e jetës. Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës. Të don babi yt i sinqertë", shkruan Mozzik.

