Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Dhjetor 2019, 11:11

Thanë se janë ndarë, Fero dhe Arbenita kapen mat, modelja pa pikë grimi

Fero dhe Arbenita u përfolën sërish për ndarje së fundmi e mesa duket sërish ka qenë lojë e tyre për të tërhequr vëmendjen, sepse çifti vazhdon të jenë bashkë e të lumtur. Ishte Fero ai që pak ditë më parë deklaroi ndarjen nga Arbenita ndërsa kjo e fundit në një postim në Instagram tregoi se "ish-at i konsideron të vdekur". Megjithatë së fundmi çifti janë kapur mat në aeroport teksa po nisen për një udhëtim. Faqja "hiphopshqip", ka publikuar dy foto, në njërën prej të cilave mund të shohim Arbenitën në jetën e përditshme, pa pikë grimi, e veshur me xhaketë lëkure dhe jumpsuit.