Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Dhjetor 2019, 11:11

'Është keq të festosh në 40-vjetor', Ajola Xoxa gjen zgjidhjen epike për ta uruar Veliajn

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kishte dje ditëlindjen dhe mbushi 40 vjeç. Thuhet se është keq të festosh në 40-vjetor, prandaj bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa ka gjetur një zgjidhje për ta uruar. Ajola ka postuar në Instagram një foto të tyre familjare së bashku me të voglin Kajan dhe e uroi Veliajn pasi kaloi mesnata, pra kur ai është 40 vjeç e 1 ditë. "Babi Lali Eri eshte 40 vjec e 1 dite tani", shkruan Ajola shoqëruar me emoji duke qeshur dhe zemra.

"Pse i festoni të 40-at ju Ajola?", e pyet një ndjekës. "Jo pra, është 40 e 1 ditë", i përgjigjet Ajola duke treguar se edhe ata besojnë në këtë besëtytni.