Einxhel Shkira, një nga moderatoret më bukuroshe të ekranit ishte e ftuar pasditen e sotme tek "Rudina", ku përpos projekteve në fushën profesionale, foli edhe për jetën private. Einxhel pranoi për herë të parë që nuk është beqare.
"Je e dashuruar për momentin?", e pyeti Rudina.
"E dashuruar, e dashuruar nuk jam, por mund të kem dikë shumë përzemër", u përgjigj Einxhel.
"Mendon se është njeriu i duhur nga i cili do e prisje me dëshirë një propozim?", e pyeti Rudina.
"Nuk e di, duhet t'ja lë kohës, që ta kuptojmë më shumë njëri-tjetrin se nuk besoj që jemi në ato ujëra tani, as unë as personi. Tani jam e fokusuar tek puna. Kur ta bëj atë hap, do e kem ndarë mendjen mirë që të merrem me fëmijë e gjëra të tjera", u shpreh Einxhel.
