
E ftuar pasditen e sotme në "Ftesë në 5", ishte modelja dhe aktorja Nertila Kapaj, e njohur nën etiketimin “vajza e 500 trëndafilave”. Nertila foli deklaratat për dashuri të përjetshme ndaj partnerit të saj të ndjerë, Jetnis Dollapi dhe u përlot teksa kujtonte kohët me të.
"Edhe mbas 20 vitesh të vij të flas për këtë, prapë të njëtën gjë do them, ai është i pazëvendësueshëm. Është një dhimbje që s’ka për t’u mbyll kurrë, por jeta na bën të fortë. Do mësohemi me këtë. Historia jonë ka qenë telenovelë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë e fortë. Fjalët e tij kanë qenë ‘mos u mërzit zemër se do bëj çdo gjë që të jemi të lumtur bashkë’. Unë prapë i lexoj ato mesazhe. Më vjen inat me jetën, më vjen inat me të, sepse e dija që ai kurrë nuk do më linte. Jeta është kaq e padrejtë. Ai do jetë pjesë e imja gjithmonë. I shkoj tek varri, shkoj tek njerëzit e tij, nënën e tij e dua shumë ", u shpreh Nertila e përlotur.