Nga Shqipëria / E Martë 17 Dhjetor 2019, 15:03

'Kërceja e qaja', Elvana Gjata flet për këngën e re dhe Eurovizionin: Është shumë...

Elvana Gjata konkurron këtë vit në Festivalin e Këngës me një projekt muzikor që është pritur shumë mirë nga publiku. "Me tana" mban titullin kënga që po e dëgjojmë kudo e që ka pasur shumë sukses duke u përfolur kështu si një nga këngët pretendente për fitore. Por në një intervistë për "Aperi Fest", me Eni Shehun, Elvana është shprehur se e sheh larg Eurovizionin sepse para së gjithash vjen festivali. "Eurovizioni është shumë larg", ka thënë këngëtarja. Ndërsa për këngën Elvana ka treguar se e ka realizuar para një viti, por po priste momentin e duhur për ta publikuar. 

“E dëgjoja dhe kërceja, dhe teksa kërceja, qaja”, ka thënë Elvana për këngën "Me tana".

Për sa i përket koreografisë, janë bashkuar tre valle në një: vallja e jugut, Shqipërisë së mesme dhe e veriut, ndërthurur me elemente moderne. Albi Nako tha se çdo lëvizje është menduar që Elvana të mos ketë probleme me zërin gjatë performancës.

Burimi: Panorama.com.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eni Shehu (@enishehuiam) on