Nga Shqipëria / E Martë 17 Dhjetor 2019, 13:01

Mbesa e Fatmira Breçanit qenka sozi e Jona Spahiut dhe nuk po i besojmë syve

Jona Spahiu është padyshim një nga vajzat më bukuroshe të showbizit shqiptar dhe ka rënë në sy që në fillimet e saj në ekran. Mirëpo sozinë Jona e paska gjithashtu shqiptare dhe është gjithashtu e njohur. Bëhet fjalë për mbesën e këngëtares shumë të dashur për publikun, Fatmira Breçanit, Agnesa.

Agnesa Breçani është gjithashtu këngëtare sikur halla dhe këndon muzikë popullore. "Dosja.al" ka vënë re se Agnesa ka një ngjashmëri shumë të madhe me moderatoren Jona Spahiu. Ndryshimi i vetëm që dy vajzat kanë është nishani i Jonës.