Moderatorja shumë e dashur për publikun, Brunilda Lahe është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë Brunilda me një foto të postuar në Instagram ku shfaqet duke kapur dorën e vogëlushes së porsalindur.

Moderatorja e "My Living", tregon se ajo dhe bashkëshorti kishin planifikuar tjetër orë, tjetër datë e shenjë horoskopi, por vogëlushja nuk i mori parasysh këto dhe e zgjodhi vetë ditën e saj të lindjes. Brunilda i ka vendosur vajzës emrin Hana, pasi në mbrëmjen e djeshme kur vogëlushja erdhi në jetë, hëna shëndriste. Kujtojmë që gjatë shtatzënisë, Brunilda ka postuar shpesh foto me barkun e rrumbullakosur, ka ndarë këshilla me nënat e reja dhe pak muaj më parë njoftoi largimin nga emisioni "My Living", për t'ju përkushtuar vogëlushes që erdhi në jetë.

"Jam bere nene! Faleminderit Zot per kete bekim! Mesa duket kam sjelle ne jete nje vajze qe do te behet nje grua me karakter te forte e ide te qarta. Une dhe babi i bebushes me gjinekologen Jola Lulo kishim planifikuar, tjeter ore, tjeter date, tjeter shenje horoskopi. Kisha nje liste me emra ku secili mund te ishte i duhuri. Vetem kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori para sysh asgje nga keto. Zgjodhi diten e saj te lindjes: e hene. Oren e saj: mbremje, ku nje gjysmehene mistike, magjepsese shnderiste. Keshtu ishte vete ajo qe zgjodhi edhe emrin e saj: HANA
Kuptimi i ketij emri ne vende te ndryshme te botes sikur eshte enkas per te: Hir i Zotit, e para, e lulezuar, lumturi...
Mire se erdhe mes nesh HANA META mami dhe babi mezi po te prisnin te kapnin doren tende per te mos e leshuar me asnjehere", shkruan Brunilda.


