Nga Shqipëria / E Martë 17 Dhjetor 2019, 12:12

Flori Mumajesit i paska mbetur fiksim një vajzë te sheshi: U mata t'i flisja, por...

Flori Mumajesi ka njoftuar me një postim në Instagram se i ka ngelur fiksim një vajzë që pa mbrëmë tek sheshi. Kantautori tregon që vajza nuk e pa atë ndërsa ai është matur t'i fliste. Në fund Flori njofton se do shkojë prapë tek sheshi e rastësisht mund ta shohë sërish vajzën.

"Dje ne mbremje vone vizitova sheshin dhe u ula ne nje nga lokalet perballe pemes, ishte shume po shuuume bukur edhe njerzit ishin shuuuume te bukur dhe ne ate super atmosfere me mbeti mendja tek nje vajze e cila ishte shume afer meje por qe as qe me pa, ajo vazhdonte bashke me shoqen e saj shijonte energjine e bukur te sheshit dhe benin foto. U mata ti flisja disa here por nuk e bera dot! Nejse Ju ftoj ta vizitoni sheshin... Jam i sigurt keni per ta shijuar "rastesisht" ndoshta mund te me shihni edhe mua ulur tek i njejti vend duke pritur. Asgje nuk eshte e pamundur", shkruan Flori.