Nga Shqipëria / E Martë 17 Dhjetor 2019, 11:11

Rama mban fjalim, vogëlushja këndon, kryeministri bën reagimin epik

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës ku vizitoi dy komplekse turistike ku janë zhvendosur disa familje që u larguan nga banesat e tyre për shkak të dëmtimeve nga tërmeti. Në këto hotele janë ngritur edhe disa klasa për fëmijët e vegjël. Gjatë vizitës në një klasë parashkollore, Rama këndoi sëbashku me fëmijët dy këngë, “Ty flamur të duam shumë” dhe “Viti i ri”.

Pasi këndimi përfundoi, Rama nisi të mbante një fjalim, por një vogëlushe i shkriu të gjithë së qeshuri pasi vazhdoi të këndonte. "Ti qenke soliste, ti nuk e dashke korin", i tha kryeministri. 

"Flamurin kuq e zi në zemër, Vitin e ri në mendje dhe të gjithë bashkë me këngë e me valle për Vit të ri", tha Rama.