Kantautori shumë i dashur për publikun, Elgit Doda feston sot ditëlindjen. Elgiti mbush 31 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë, partnerja e tij, Klea Huta ka vendosur ta surprizojë në mënyrë shumë romantike. Klea i ka bërë një dedikim Elgitit krah një fotoje të postuar në Instagram, ku çifti shfaqen të veshur me të bardha e me duart e kapura me njëri-tjetrin.
"Gezuar ditelindjen o jeta ime e shtrenjte! Do jetoja gjithe jeten per ata sy... Falenderoj Zotin per cdo dite qe me fal me ty. Jam me fat qe te kam!", shkruan Klea.

