Liesa Haxhiasllani u bë shumë e njohur kur prezantonte "Top Select" dhe sot ajo është kthyer në një nga moderatoret më të dashura për publikun. Hera e fundit kur Liesën e pamë në ekran ishte sezonin e kaluar me emisionin "Ditë për ditë". Tani Liesa është tërhequr paksa nga televizioni duke pritur një ofertë të mirë për t'u rikthyer, teksa ka njoftuar se së shpejti do nisë vlogun e saj në Youtube. Ndërkohë fansat e saj kanë gjetur sozinë e Liesës dhe bëhet fjalë për aktoren amerikane Mena Suvari. Dy vajzat kanë vërtet një ngjashmëri të pabesueshme, aq sa nuk dallohen nga njëra-tjetra.

Mena Suvari është një nga aktoret më të famshme në Amerikë dhe njihet nga seriali "American Pie"./Xing.al




