Këngëtarja shumë e dashur për publikun e shumë e suksesshme, Era Rusi ishte e ftuar sot në "Ftesë në 5", me Bieta Sulon, ku foli për këngën e saj të re në bashkëpunim me Ylli Bakën, një këngë përfitimet e të cilës do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Era foli edhe për jetën private dhe kur u pyet nga Bieta se çfarë pret nga viti 2020, këngëtarja pranoi se ka shumë dëshirë të sjellë në jetë një fëmijë.
"Mendoj që në 2020-n, me unazë apo pa unazë, do doja të kisha një fëmijë. Tani kanë ecur aq shumë kohët, sa çdo femër që nuk ka një mashkull të denjë për të, mund të bëjë një fëmijë. Kështu që nuk është e thënë që të kem një unazë për të patur një fëmijë", u shpreh Era.
"Do jesh një nënë single?", e pyeti Bieta. "Po, kam kohë që e mendoj. Do realizohesha shumë si vajzë. Do doja shumë që ta provoja. Përderisa akoma nuk e kam gjetur njeriun e duhur, mendoj që nuk duhet t'ja refuzoj vetes atë ndjesi", u shpreh Era.
