"Big Brother" do të rikthehet vitin tjetër në ekranin e "Top Channel", por nëse do të jetë Arbana prezantuesja kjo nuk dihet. Vetë moderatorja është shprehur se është në dilemë për këtë format. "Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standartet e dikurshme", tha Arbana pak muaj më parë kur u përfol për rikthimin e "Big Brother". Megjithatë një tjetër moderatore shumë e suksesshme, Alketa Vejsiu ka zbuluar se Arbanën vitin tjetër do e shohim të prezantojë Festivalin e Këngës. Alketa ka postuar një foto nga Pallati i Kongreseve dhe shprehet e emocionuar që do moderojë këtë festival. Në komente dallon Arbana Osmani e cila i shkruan Alketës se është shumë e lumtur për të. Ndërsa Alketa zbulon se vitin tjetër në vend të saj do jetë Arbana Osmani.
Ja biseda mes dy moderatoreve:
Arbana: Jam shume e lumtur per ty vertet
Alketa: Faleminderit zemër. Vitin tjeter ti aty dhe une do gezoj njesoj.
Te puth. Po te duash zgjidh cilendo nga netet dhe eja.
Arbana: Do te te shoh me shume qejf nga shtepia, me geshtenja ohoho

