Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 19:07

'Moj qelbësirë, si guxon?', Era Rusi tregon ç'i punuan për një ngatërresë me Xhensilën

Para disa vitesh në "Top Fest", Era Rusi dhe Xhensila Myrtezaj ngatërruan çmimet padashur. Xhensila fitoi çmimin e “Internetit” me këngën “Hajde me ne”, ndërsa Era Rusi fitoi çmimin “Best Pop Rock”, por gjatë mbrëmjes ato i ngatërruan çmimet me njëra-tjetrën. E ftuar në "Thumb on", Era tregoi se asokohe i kishte ardhur një mesazh nga një fanse e Xhensilës e cila e quante qelbësirë.

"Unë vazhdoj akoma kam çmimin e Internetit, çmimin e Xhensilës kurse Xhensila ka çmimin tim "Pop Rock", i ngatërruam. E di çmë ka ndodhur, më shkruan njëra: Moj qelbësirë, moj ti që i ke marrë çmimin Xhensilës, ajo është familjare, është një grua zonja si guxon ti! Unë jam fanse e saj. Më bëri telef edhe i them unë, e ke parë intervistën? Lexo intervistën dhe më shkruaj prapë. Ajo më shkruajti më vonë dhe më tha më fal“, tregoi Era.