Para disa vitesh në "Top Fest", Era Rusi dhe Xhensila Myrtezaj ngatërruan çmimet padashur. Xhensila fitoi çmimin e “Internetit” me këngën “Hajde me ne”, ndërsa Era Rusi fitoi çmimin “Best Pop Rock”, por gjatë mbrëmjes ato i ngatërruan çmimet me njëra-tjetrën. E ftuar në "Thumb on", Era tregoi se asokohe i kishte ardhur një mesazh nga një fanse e Xhensilës e cila e quante qelbësirë.
"Unë vazhdoj akoma kam çmimin e Internetit, çmimin e Xhensilës kurse Xhensila ka çmimin tim "Pop Rock", i ngatërruam. E di çmë ka ndodhur, më shkruan njëra: Moj qelbësirë, moj ti që i ke marrë çmimin Xhensilës, ajo është familjare, është një grua zonja si guxon ti! Unë jam fanse e saj. Më bëri telef edhe i them unë, e ke parë intervistën? Lexo intervistën dhe më shkruaj prapë. Ajo më shkruajti më vonë dhe më tha më fal“, tregoi Era.
