Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 18:06

Do të rikthehet në ‘Top Channel’? Flet Kiara Tito

Mbrëmjen e kaluar Agjenti 00Thumb tha se moderatorja shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, ka vendosur t’i rikthehet sërish ‘Top Channel-it’, nga ku ajo hodhi hapat e parë drejt suksesit.

Burime për “ThumbON” treguan se kohët e fundit e kanë parë Kiarën shpesh të pranishme në ambientet e “Top Channel” prandaj dhe nisën aludimet për një rikthim të mundshëm. Mirëpo e kontaktuar nga ‘Iconstyle’ moderatorja e ka hedhur poshtë lajmin, duke treguar se nuk është i vërtetë. Ajo është shprehur se ende nuk është e konfirmuar dhe nuk dihet ku do e shohim.