Era Rusi mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të komentuarat. Sidomos për jetën private të artistes ka gjithnjë kuriozitet duke qenë se ajo e ka ruajtur hermetike këtë pjesë. E ftuar në "Thumb on", Era tregoi se jeton me prindërit dhe vetë i ati kërkon që ajo të mos martohet. Ndërsa e ëma mendon ndryshe.

"Po i thoja mamit ky rafti ku kam vendosur çmimet shumë është ngjeshur, të kisha bërë një tjetër. Dhe mami që ma ktheu: Pse akoma këtu do rrish ti?", tregoi Era. Ndërsa për babain tregoi: "Babi më tha një të fortë para pak ditësh. Thërrasim tezen në shtëpi dhe duke bërë gëzuar, tha tezja: Gëzuar Eri, se Eri më thërret me përkëdheli, gëzuar dhe në dasmë!"
"Po ç'dasmë i thotë babi"
"Po ja me të duhurin"
"Po, po i duhuri është 6 muaj, pastaj nuk është më i duhur", i tha babi.
"Babi ka nja dy vjet që nuk do të më martojë. Kur thotë dhe babi, diçka ka këtu", u shpreh Era./Xing.al

