Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 17:05

Pas 15 ditëve në qeli, Gjykata jep vendimin për Zogun e Tiranës

Në 30 nëntor u bë e ditur se Gjykata kishte caktuar 15 ditë burg për Hermes Nikajn i njohur si "Zogu i Tiranës". Gjyqtarja Shefkia Demiraj ka caktuar këtë masë sigurimi për Nikaj, duke i lënë 15 ditë afat Prokurorisë që gjatë kësaj kohe të zhvillonte një ballafaqim mes dy personave të tjerë që u kapën në mesnatë së bashku me Nikaj. Nikaj tha përpara gjyqtares Demiraj se nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë në jetën e tij, duke thënë se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirën e kujtdo. Pas 15 ditëve, gjykata ka marrë vendimin për Hermes Nikajn. "Shqiptarja.com" bën të ditur se në datën 12 dhjetor gjyqtarja Shefkia Demiraj, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë arrest në burg me afat 15 ditor për Nikaj, dhe të urdhërojë qëndrimin e tij në qeli. Ky vendim i gjykatës ka ardhur pasi është njohur me të dhënat e fituara nga përgjimet e prokurorisë por dhe nga një ballafaqim që është kryer mes dy personave të tjerë. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” avokati i Hermes Nikaj, Bardhi Koçi, ka treguar se klienti i tij nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë, por ai ka qenë vetë viktimë e prostitucionit.