Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 16:04

Kiara Tito jo më pjesë e ‘Tv Klan’? Zbulohet ekrani ku do ta shohim

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, i është përkushtuar kanalit të saj të ri në Youtube në të cilin ndan me ndjekësit e saj copëza të jetës private, tutoriale make upi e shumë gjëra të tjera. Mirëpo duket se ajo ka vendosur t’i rikthehet sërish televizionit, Top Channel-it.

Burime për “ThumbON” kanë treguar se kohët e fundit e kanë parë Kiarën shpesh të pranishme në ambientet e “Top Channel” dhe flitet për një rikthim të mundshëm. Megjithatë mbetet për t’u parë, nëse moderatorja do të vijë me ndonjë projekt surprizë.