Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 16:04

'Të më rrahë mua ai', kamera e fshehtë bën për 'ujë të ftohtë' Renato Mekollin

Shefi i kuzhinës më i komentuar, Renato Mekolli ka rënë në grackën e kamerës së fshehtë të "Thumb on". Ai është përballur me një situatë të papritur kur një çift i ka shkuar në restorant dhe kanë bërë sherr për motive xhelozie. Gazetari i "Thumb On", Ronaldo Sharka ka shkuar në restorantin e Renatos së bashku me "të dashurën". Aty dyshja fillon të bëjë sherr ndërsa Renato i sheh nga xhami i kuzhinës. Ronaldo aktron sikur u bë xheloz që e dashura shikon Renaton. Kamarieri i cili po bashkëpunonte me "Thumb on", i thotë Renatos të shkojë të qetësojë dy klientët, por shefi stepet kur sheh që Ronaldo është i nxehur. "Jo, ku të shkoj unë, nuk dal përjashta, ai është bërë bishë o burrë i dheut, të më rrahi mua ai", dëgjohet të thotë Renato. Pasi situata agravohet, Renato vendos të dalë për t'i çuar ëmbëlsirat çiftit. Në këtë moment Ronaldo çohet nga tavolina dhe i thotë shefit: "O v'lla e ke idenë me kë je ngatërru? E di ç'të bëj unë ty? Të marr zvarrë!". Ça ke mo që bërtet?", i thotë Renato. "Ta hash kamerën e fshehtë", ia kthen Ronaldo ndërsa shefi mbetet i habitur.