Këngëtari i njohur me famë botërore Offset ka festuar së fundmi ditëlindjen. Ai ka marrë urime dhe dhurata të shumta në këtë ditë të vecantë, dhe nuk kishte si të mungonte dhurata e partneres, Cardi B.

Me surprizën e saj reperja i ka lënë të gjithë pafjalë. Ajo i ka dhuruar partnerit një frigorifer me 500,000 $ brenda. Cardi ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video kur i ka treguar Offsetit dhuratën, dhe dëgjohet të thotë: “Çfarë mund t’i jap dikujt që ka gjithçka?”. “Një frigorifer”, shton më pas ajo. “Nuk ke përse mi jep këto para”, thotë këngëtari, për të cilin ka qenë shumë e papritur një dhuratë e tillë e një shume marramendëse.



