Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 16:04

Kresha po bëhet baba, gruaja e reperit fotografohet me barkun e rrumbullakosur në dasmë

Ditën e djeshme reperi shumë i pëlqyer nga publiku me hitet e tij, MC Kresha u kurorëzua në martesë. Vajza që i rrëmbeu zemrën Kreshës quhet Erzina dhe mediat zbuluan se çifti janë njohur para një viti. Mbrëmjen e djeshme e gjithë vëmendja ishte tek dasma e Kreshës dhe Erzinës, një dasmë madhështore ku të ftuar ishin shumë personazhe VIP si Ledri Vula, Gjiko, Elita Rudi etj. Në ditën e saj më të rëndësishme, nusja ishte veshur me një fustan modern me pupla në pjesën e poshtme e mëngë tyli. Mirëpo ditën e sotme është zbuluar se Erzina është disa muajshe shtatzënë dhe "nZoom" ka siguruar një foto ku ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur e veshur me fustanin e nusërisë.