Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 15:03

Vdekja e saj ende një mister, i jepet lamtumira e fundit Rezarta Hajdarit

Vetëm pesë ditë pas dasmës, çifti i të sapomartuarve Rezarta dhe Olsian Hajdari, u gjetën të helmuar në dhomën e tyre të gjumit në Xhyrë të Librazhdit.19 vjeçarja humbi jetën ndërsa 27-vjeçari u ndërgjegjsua pas dy ditësh në koma.

Ditën e sotme, Rezarta Hajdari është përcjellë për në banesën e fundit. Shkaku i vdekjes së saj ende mbetet mister, por mjeku ligjor ka sekuestruar si provë mangallin që ndodhej në dhomën e tyre pasi e gjitha mund të ketë ndodhur nga çlirimi i gazit. Mbetet të presim për përgjigjen përfundimtare të analizave.

Burimi: "Report.Tv"