Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 14:02

Vëllai i Bleona Qeretit i jep fund beqarisë, nusja qenka një copë ylli

Bledar Qereti, vëllai i këngëtares së njohur Bleonës, është fejuar ditën e sotme. Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, disa foto nga fejesa e çiftit, ku shprehet e lumtur që Bledari ka gjetur dashurinë e jetës. Ajo i është falenderuese kunatës së saj që po e bën familjen Qereti të lumtur. Sic duket vëllai i Bleonës, ka ditur shumë mirë të zgjedhë, pasi partnerja është vërtetë e bukur.

“Urime gjysmës time për fejesën e tij! E bukura @alibosina mirëseerdhe në familje! Të duam! Faleminderit që i bëre prindërit e mi të lumtur! Tani na duhet një fëmijë, që ta heqin mendjen nga unë! Të gjithë duhet ta dinë se tani Bledar Qereti është zyrtarisht jashtë tregut! Mirupafshim Bledar!”- ka shkruar Bleona krahas postimit te saj.