Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 12:12

Që nga emocionet e deri te emri i bebit, Miriami flet për shtatzëninë e dytë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Miriam Cani, është në pritje për t’u bërë nënë për herë të dytë. Para pak kohësh, ajo dhe Albani zbuluan se pas Amelisë, do të bëhen me një djalë.

Në një intervistë për ‘Revistën Who’, Miriami ka folur rreth shtatzënisë së dytë, si po e përjeton, nëse ka menduar ndonjë emër për bebin e ardhshem e gjithcka tjetër.

Ajo ka treguar se kjo ka qenë një shtatzëni shumë e dëshiruar. E pyetur nëse ndryshojnë emocionet e pritjes herën e dytë, Miriami është përgjigjur: “Emocionet janë po aq të mëdha si herën e parë. Këtë herë presim një djalë ndaj dhe janë emocione të reja dhe të paprovuara më parë. Ndihemi të bekuar.”

Po ashtu, këngëtarja ka rrëfyer se kanë menduar një emër për vogëlushin, një emër që mbart për ta një kuptim, por gjithsesi nuk e kanë vendosur ende plotësisht. “Nuk kemi patur shumë alternativa sepse ky emër erdhi në mënyrë shumë instinktive dhe ka një kuptim për ne dhe po ashtu edhe për bebin. Kemi dhe disa opsione të tjerë, por ende i japim dhe pak kohë vetes për të vendosur plotësisht”, është shprehur Miriami.

Pas lindjes së bebushit, ekziston mundësia që dyshja t’i dedikojnë këngë, njëjtë si Amelisë dhe këtë e ka treguar vetë Miriami. “Duke qenë se muzika është frymëzim besoj nuk do na mungojë as tek djali. Gjithsesi, nuk po mendojmë tani. Rëndësi ka të vijë me shëndet e jetë, të tjerat ia lëmë kohës”, ka treguar ajo.