Nga Shqipëria / E Hënë 16 Dhjetor 2019, 11:11

Në 7 vjetorin e tij, Vedat Ademi i bën të birit urimin më të ëmbël

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Vedat Ademi, është baba i dy djemve, Jonart dhe Eren. Ditën e sotme në familjen e tyre është një ditë mjaft e veçantë pasi njëri ndër vogëlushët feston ditëlindjen.

Këtë të hënë, djali i madh, Joni ka mbushur 7 vjeç dhe Vedati e ka uruar publikisht. Ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit tre foto pranë të birit, krahas të cilave ka shkruar:  “Gëzuar ditëlindjen e 7 Joni! U bëfsh 100 vjeç biri i babës. Je gëzimi jonë më i madh. Babi, mami dhe Eren të duan shumë. Të dua nga Hëna në kthim”.