Mbrëmjen e djeshme reperi i njohur Mc Kresha i dha fund beqarisë. Ai kurorëzoi me martesë dashurinë e tij me Erzina Shehun, një shqiptare që jetonte në Kanada e para një viti u rikthye në Kosovë. Dasma u mbajt në një ndër restorantet më luksoze të Prishtinës dhe të ftuar ishin shumë nga personazhet e njohur të Showbizit.

Çifi dukej shumë i lumtur dhe në restorant ishte krijuar një atmosferë përrallore mes këngëve, kërcimeve dhe momenteve magjike mes dyshes. Një ndër këto momente është dhe prerja e tortës, një tortë e bardhë katërkatëshe, të cilën mund ta shikoni në videon e mëposhtme:
